Gjykata vendosi sot masë sigurie ‘arrest me burg’ për mjekun kardiolog Edvin Prifti i cili akuzohet për korrupsion pasiv pas hetimeve disamujore te SPAK dhe sekuestrimit në banesën e tij të 250 mijë eurove dhe 16 milionë lekëve.

Pas seancës avokati i tij është shprehur: Nuk asgjë të ndaluar që të paratë e tij t’i mbajë në shtëpi. Ato lekë i kishte që nga shitja e një prone në dhjetor. Vendimi është i pambështetur në prova dhe nuk ka asnjë ligj që e detyron mjekun të deklarojë pasurinë e tij. Nuk ka asnjë provë që i kanë shkuar atij ato lekë. Vendimin do ta apelojmë, kemi sërish besim tek Gjykata.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re