Një vatër e re zjarri është krijuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, pranë varrezave të qytetit.

Mësohet se zjarri ka nisur midis zonës së Zinxhirisë dhe Lazaratit. Gjithsesi, mësohet se zjarri nuk rrezikon banesa.

Qarku i Gjirokastrës është pushtuar nga zjarret ditën e sotme. Një nga vatrat e zjarrit, konkretisht ajo në fshatin Asim Zeneli, i mori jetën shtetasit Andrea Haxhiajt.

Ditën e sotme është regjistruar në vendin tonë viktima e parë nga zjarret. Ai është Andrea Haxhiaj, i cili vdiq teksa luftonte për shuarjen e flakëve së bashku me bashkëshorten e tij. Gruaja e të ndjerit ndodhet në spital pasi ka marrë plagë të shumta nga flakët. (Lexo ketu)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re