Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth ka deklaruar për gazetaren Erisa Zykaj, se Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar, me qëllim çeljen e negociatave.

Sipas Roth, Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së nuk mund të mbahet deri në momentin që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale dhe të ketë një zbatim të Kodit Zgjedhor.

“Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor”, ka thënë Roth.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën sot nuk kanë mundur dot të zhbllokojnë pengesën lidhur me aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri bullgar i Çështjeve Europiane nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e përfshirjes në kuadrin negociues së Maqedonisë së Veriut të një udhërrëfyes mbi zgjidhjen e çështjeve që lidhen me historinë dhe gjuhën në midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re