Sapo ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, të thirrur me urgjencë nga kryetari i PD Lulzim Basha që ditën e djeshme menjëherë pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Ndërsa pak momente para hyrjes në mbledhje disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë shprehur për Fax News se organizimi i djeshëm nuk ishte Kuvend por tubim dhe se i vërteti do ishte ai i datës 18 dhjetor.
A mendoni se mbledhja e sotme ishte e nevojshme pas atyre vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar gjatë ditës së djeshme?
Njëri prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Po patjetër që është e nevojshme. Ne respektojmë çdo gjë që ëështë e ligjshme.
Tjetër anëtar i Këshillit : Po për çfarë kuvendi po flisni, ai i djeshmi nuk ka qenë Kuvend, por tubim. Kuvendi është në datën 18, këtë të shtunë që vjen.
…
/faxweb
