Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Nisiros në Greqi, shumë pranë kufirit me Turqinë, e cila nga ana e saj ëshët prej ditësh në luftë me zjarret.

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinë e ka raportuar si një tërmet të “fortë” këtë të sotmin. Tërmeti u pasua edhe nga dy lëkundje të tjera me fuqi 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter.

Epiqendra u shënua 22 kilometra në jug-perëndim të qytetit Nisiros. Deri nuk është raportuar për dëme dhe as për persona të lënduar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re