Qarku i Beratit ka regjistruar 79 raste të reja me Covid-19 në 24 oret e fundit, duke konfirmuar shifrat e larta të ditëve të fundit.

E ndarë sipas qyteteve, 56 raste janë gjetur në Berat, 17 raste në Kuçovë, 3 raste në Urë-Vajgurore dhe 3 raste në Skrapar.

Disa nga këto raste të reja janë si më poshtë:

-2 mësues dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lumas në rrethin e Kuçovës,

-1 mësuese në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë,

-3 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat,

-1 mësuese në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” në Berat,

-3 nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar,

-1 edukatore në fshatin “Dragot” në Kuçovë.

-2 infermiere në fshtrat Pobrat e Guri i Bardhë në Urë-Vajgurore,

-4 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re