Sokol Murataj, drejtuesi i shoqatës së personave të dëmtuar nga shtylla kurrizore i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” i ka kërkuar kryeministrit Rama që të futë në projekt-buxhetin e vitit 2022 dhe të paguajë 3 mijë vendimet gjyqësore që janë fituar personat me aftësi të kufizuara.

Juristi Murataj nga studio e “Fax News”, i ka kërkuar Ramës që të mbajë premtimin e dhënë para se të vinte në pushtet.

“Statusi i paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve është fituar më 20 qershor të viti 2000 me ligjin 86/26 ku ne fituam dy pagesa, atë të aftësisë së kufizuar dhe të kujdestarisë dhe këto me lidh ishin të indeksueshme të rriteshin. Në vitin 2005 këto pagesa nuk u indeksuan më, nuk i dha më lekët shteti për 5 vite resht. Për pasojë ngeli një borxh ndaj nesh që sot ka marrë vlerën nga 600-1 milionë e 400 mijë lek të vjetra për njeri. Janë fituar 3 mijë vendime gjyqësore sepse njerëzit dhe personat që përfitojnë kujdestarinë janë shumë. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar ministrisë së financave 200 milionë lekë të reja për të paguar gjithë këto vendime ekzekutive të gjykatave. Ne dolëm në një tubim për të sensibilizuar kryeministrin për këtë cështje që të ndërhyjë dhe ti kalojë këto në buxhetin e vitit 2022.

Shteti duhet të mbrojë njerëzit e pambrojtur dhe tu japë ato që i ka mbajtur. Përpost kësaj ata nuk na japin as ato që fituam me gjyq dhe tani presim përgjigjen nga kryeministri që neve do të marrim lekët tona. Ministria e Shëndetësisë ia ka kaluar që ky vendim të ekzekutohet për të kaluar në buxhetin e vitit 2022 dhe tani të bindim kryeministrin që këto vendime të ekzekutohen.

Në datën 6 dhjetor 2012 në fushatën elektorale Rama mblodhi gjithë personat me aftësi të kufizuara, na mblodhi dhe na premtoi që këto para do të na i kthejë që në ditët e para të qeverisjes dhe ne u gëzuam dhe thamë që ky e mban fjalën. Pastaj kanë ndodhur ngjarje të ndryshme. Ne në 2017, 2 mijë veta dolëm përballë Parlamentit dhe i kërkuam që të mbanin premtimet. Nëse e mbani mend të verbrit u lidhën me litar për këtë cështje dhe asgjë nuk u fitua dhe u bë bujë. Dolëm prap në 2019 të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe kemi bërë aq shumë skemi cfarë të bëjmë më.

Ligji për pesonat me aftësi të kufizuara është një gjë shumë e mirë sepse integron këta njerëz, por cfarë ndodh? Mungon aftësimi profesional, rehabilitimi. Ndërkohë që shteti barrën për të ofruar eksesin në punë për persona me aftësi të kufizuara ja ka kaluar privatit dhe i kalon të paguajë një taksë nëse cdo muaj nuk punëson, por kjo është e padrejtë që të vendosen gjoba. Vetë shteti duhet të krijojë kushtet e punë dhe aftësimin profesional të personit. Punësimi i personave me aftësi të kufizuara është cuar në 1 me 50 edhe kjo nuk funksionon p[asi hajde të gjesh biznese që kanë 50 apo 70 punëtorë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re