Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 23 vjeçar banues në Libohovë, i cili ka goditur një automjet, teksa levizte me motor pa patentë dhe pa targa.

Policia e Gjirokastrës ka referuar në polici materialet gjithashtu edhe për një shtetas 51 vjeçar, i cili doli nga rruga dhe u plagos dyuke lëvizur me motor pa targa dhe pa patentë.

Njoftimi:

DVP Gjirokastër.

Gjirokastër/ Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Libohovë, pasi në vendin e quajtur “Qëndër” në Libohovë, duke drejtuar një motomjet pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi, ka goditur dhe dëmtuar një automjet.

-Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në hyrjen e fshatit Jorgucat, duke drejtuar motomjetin tip Yamaha, pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe  ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re