Muaj më parë aktorii humorit Gentijan Zenelaj u infektua me COVID-19, të cilin e kaloi në gjendje të rëndë dhe me mungesë oksigjeni.  Tashmë që ka kaluar disa kohë, Genti ka treguar se në ato ditë nuk mundte të lidhte as këpucët e tij, dhe nuk ecte pothuajse fare.

“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra, në 4 janar nuk lidhte dot këpucët, nuk bëja dot një korridor.

Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, tregon Gentiani i ftuar në “Fitstation”.

Kujtojmë se aktori i njohur humbi të atin e tij si pasojë e Covid 19, ndërkohë që tashmë duket se në aspektin personal, e ka fituar plotësisht betejën e tij.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re