Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli  deklaroi gjatë një takimi me demokratët e degës 2 në Tiranë se PD sot i ka krisur marrëdhëniet me partnerin strategjik SHBA. Kadilli deklaroi se Berisha nuk është shkak por pasojë e këtij raporti që është prodhuar sipas tij nga mungesa e partneritetit.

“Duhet të punojë dy vite rresht për të kapur garën dhe jo në minutën e fundit. Një fushatë do minimum 6 muaj. Që kandidatët ta keni zgjedhur ju me një anëtar një votë. Kush plotëson kushtet ligjore të garojë në bashkinë e vet. Kjo e bën partinë më të madhe se kryetari. Ne mund të bëjmë një parti më të madhe se vetja jo thjesht një parti më të madhe se kryetari.

Partia duhet të krijojë partneritet. Të mos jetë më thjeshtë PD por një lëvizje popullore. Nuk mund të vish në pushtet se je trim. Nuk mjafton. Ne kemi qenë në opozitën më të vështirë në vitet 90-95. Flas për një parti të pastër dhe të hapur që frymëzon. Pse duhet të kemi një seksion për çdo qendër votimi.

Partia duhet të marrë përgjegjësi. Duke bllokuar Astirin për 200 familje, mërziten 500 familje të tjera. Kur flet për çdo fushë ke mundësi të marrësh votën. Halli hallit nuk i ngjan sepse ndodh që halli yt të jetë gëzimi im. Nuk ka nevojë të thuash “do kalojë mbi trupin tim“. Ky është kalamallëk. Nuk dorëzohet ai duket humbur. Nuk mërzitet kurrë nga humbja. Votuesin e thjeshtë duan përgjigje. Raportet me partnerin strategjik i ke të çara.

Kjo parti është krijuar nga ata njerëz që kanë bërë burg për Amerikën. Sot nuk mund të mos kuptojmë mesazhet politike të Amerikës. Rasti i zotit Berisha është kolateral. Nuk është ai shkaku. Ai është pasojë. Duhet komunikim. Jo duke bërë një foto por duhet të vendosë partneritet. Ata nuk pyesin kush është Bardhi ose Luli.

Kryetari i partisë ka vetëm një mision për katër vjet të bëhet gati për zgjedhje. Po fitoi të bëhet kryeministër, po humbi të shkojë në shtëpi. Edi Rama mundet vetëm nga një person që është 100% i kundërt nga ai”, u shpreh Kadilli.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re