Skip to content

Nuk ndalen ndryshimet në Policinë e Shtetit, këto janë emërimet e reja në kupolën drejtuese

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit, në rang zëvendës drejtorash. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Fax News, dhe pritet të konfirmohet në një deklaratë nga vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Burime bëjnë me dije se:

Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me teë njëjtin post në Fier.

Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Vendin e Prodes në Korçë e zë Ermal Muça.

Sakaq ndryshime në rang zëvendes drejtorash priten në Dibër, Kukës, Lezhë etj.

Këto ndryshime në radhët e policisë së shtetit nuk janë të rastësishme, dhe as të parat në erën e re që po fryn me zgjedhjen e Gledis Nano në krye të drejtorisë së Përgjithshme.

Pak ditë më parë ai ndryshoi drejtuesit e policive në 12 qarqe të vendit, me përjashtim të Beratit, ndërkohë që ka dhënë mesazhe se askush nuk do të jetë i pazëvendësueshëm dhe të gjithë do të jenë në një provë.

Ai ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër krimit, por duket se ka shumë rrugë përpara pasi vetëm në ditët e fundit një vrasje mafioze ndodhi në mes të Fierit, dhe një biznesmen ra pre e grabitjes me dyhunë në zonën e Niklës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb