Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Athinë, ku një punonjës i pastrimit të qytetit është dhunuar barbarisht nga tre persona, njëri prej të cilëve shqiptar. Incidenti ka ndodhur në rrugë publike dhe është dokumentuar nga kamera, pamje që tashmë janë bërë publike.

Sipas mediave greke dhe dëshmisë së viktimës, ngjarja ndodhi pasi tre të rinjtë, të cilët po udhëtonin me makinë pas automjetit të pastrimit të koshave, tentuan ta parakalonin, por pa sukses. Të irrituar, ata zbritën nga automjeti dhe goditën me grushte punonjësin e pafajshëm të pastrimit.

Policia greke ka konfirmuar se njëri nga autorët është një 34-vjeçar shqiptar, tashmë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim. Ai rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në Greqi.

Ngjarja ndodh në një moment mjaft të ndjeshëm për opinionin publik grek, pasi vetëm pak ditë më parë vendi u trondit nga vrasja e një gruaje, gjithashtu punonjëse e pastrimit.

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij akti të dhunshëm që ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në opinionin publik.

VIDEO

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko