Në pamundësi për të përdorur E-Albania qytetarët korçarë po e marrin shërbimin pranë zyrave private.

 

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona rurale të Korçës. Ata thonë se iu mungon informacioni i duhur për marrjen e dokumenteve online e për këtë arsye detyrohen të paguajnë subjekte private

 

 

Fatmir Ceci, i cili ofron shërbime ekonomike dhe financiare në këtë qytet, pranon se ditë te fundit shumë qytetarë janë paraqitur pranë zyrës së tij, pasi e kishin të vështirë aplikimin në portal.

 

FATMIR CECI – KONTABILISTE kemi pasur aktivitet secondar. Nje qytetari qe eshte paraqitur i kemi ardhur ne ndihme, normalisht kundrejt nje pagese, te vogel dmth. Nga ky moment nqs ndalohet ne do e ndalojme nuk e kemi problem të madh,sepse jemi zyre sherbimi konsilence financiare dhe sherbimesh informatike nuk e kemi primare ne kete.

 

Ndërkohë autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos paguajnë, por të paraqiten pranë sporteleve që janë hapur për të marrë shërbim.

 

ALVISA LARTIDREJTORIA RAJONALE TATIMORE KORÇEArsyeja është se me mbylljen e shërbimeve ka filluar të keqperdoret nga disa individë apo zyra shërbimesh kundrejt pagesës. Për këtë kategori, do ketë sportele të hapura për ofrim shërbimi.

 

Tatimet paralajmërojë ndëshkime për të gjitha subjektet private që do të kapen duke ofruar shërbimet e E-Albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re