Skip to content

Nuk pranojnë prishjen e shtëpive pa u kompensuar, banorët e ‘5 Majit’ nuk ndalin protestat

Banorët e ‘5 Majit’ janë mbledhur mbrëmjen e sotme përsëri në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre pa u dëmshpërblyer më parë.

Ashtu si ccdo natë, banorët kanë dalë në rrugë të grumbulluar për t’i dhënë një mesazh pushtetit që ata nuk do heqin dorë nga protesta për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Bashkia e Tiranës ka ofruar pr këta banorë një marrëveshje që përfshin këmbimin e shtëpisë që i shembet me një shtëpi të re, mirëpo banorët kanë deklaruar se nuk e pranojnë propozimin e Bashkisë së Tiranës.

Sulmet ndaj qeverisë nuk kanë munguar. Ata madje i kanë bërë thirrje opozitës që të bllokojë Foltoren e Kuvendit, si  e vetmja mënyrë për të ndalur Ramën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb