Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për luftën që ka plasur në PD mes Bashës dhe Berishës.

Ai thotë se fituesi i luftës do të kuptohet në zgjedhjet lokale, nëse PD do t’i zhduken më tej votat.

“Ju e moralizoni debatin. Thoni demokratët e thjeshtë. Nuk ekzistojnë fare. Ata votojnë kundër Ramës. Kaq e thjeshtë është. Ësht një bërthamë e vogël që ndjek Bashën dhe Berishën. Është betejë midis dy njerëzve që kërkojnë të rekuperojnë dinjitetin, njëri të quhet kryetar partie, tjetri se i kanë marrë erëzin amerikanët dhe djali politik. Kjo histori mbaron në favor të njërit ose tjetrit. Kjo mund të ndikojë që të plasi sherri në një të ardhme edhe për mazhorancën.

Kujt i rruhet tra** kush e fiton PD? Problemi është do e ndajnë PD në dysh? Kur të vijnë zgjedhjet lokale, a do të marrin gjysmën e votave? Këtu është fitorja ose humbja e vërtet e këtyre.

Beteja e të dyve do të duket në zgjedhjet lokale ose politike. Ju po thoni kush merr vulën e PD? Nuk i intereson kjo publikut.

Nga kjo betejë PD, fiton zgjedhjet apo përcahet?”, tha Çani.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re