STAND UP

ANISA METUKU – GAZETARE

“Duke nisur nga kjo javë, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar janë rikthyer në bankat e shkollës. Ndërkohë mësimi do të vijojë me turne sipas skenarit të parë, duke e ndarë klasën në dy grupe.”

Vetë nxënësit e konsiderojnë këtë vit shkollor problematik, veçanërisht maturantët të cilët përgatiten për provimet shtetërore.

 

“Deri tani mirë, pak e lodhshme duke qenë se ka qenë dhe pjesa online pak e vështirë, mendoj se teza e provimit duhet të lehtësohet pak, duke qenë se shumë mesime i kemi bërë online dhe s’i kemi marrë informacionet e duhura.”

“Me konsultime, jemi duke vazhduar akoma, por që deri diku e vështirë.”

“Temat deri diku janë marrë të gjitha, por duke qenë se ishim edhe online shumë muaj dhe nuk ka qenë njësoj si në shkollë.”

 

Ndërsa prindërit e më të vegjëlve e cilësojnë thelbësore prezencën në klasa për fëmijët, pavarësisht orareve të shkurtuara që sipas tyre, kanë ndikuar negativisht në nxënien e dijeve.

 

“Puna më e madhe është bërë në shtëpi, për mua ai dy orëshi që kanë konsumuar këtu ka qenë i pamjaftueshëm. Online është më i lehtë për nxënësit, por s’eshte njësoj si në klase, do kenë shumë mangësi këtë vit.”

 

Specialistët pranë Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar sqarojnë se kjo periudhë do të shërbejë si një kompensim për marrjen e njohurive përmbledhëse të këtij viti.

 

VIOLETA LLESHI

SPECIALISTE DPAP

“Do bëhet një përmbledhje dhe sistemin njohurish, shumë e rëndësishme kjo periudhë për maturantët, nxënësit e klasave të 9 dhe të 5, që do të kenë provimet e fundit të vitit për matjen e njohurive.”

 

Vendimi për kthimin në klasa dhe mos zhvillimin e mësimit online, Komiteti Teknik i Ekspertëve e mori pak ditë më parë, për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë në vend.