Ndalimi i Donald Trump nga platforma e mediave sociale “Tëitter” do të jetë në fuqi edhe nëse ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë përsëri, madje edhe nëse ai fiton përsëri, tha një ekzekutiv i lartë të mërkurën.

Bllokimi i ish-presidentit nga Tëitter është me fuqi të përhershme, tha zyrtari kryesor financiar i Tëitter, Ned Segal gjatë një interviste në “CNBC” kur u pyet nëse privilegjet e postimit të Trump mund të riktheheshin nëse ai kthehet ndonjëherë në pushtet.

“Mënyra se si funksionojnë politikat tona, kur hiqeni nga platforma, kjo është e përhershme”, tha Segal.

Ai shtoi: “Pavarësisht nëse jeni komentator, CEO, ose jeni ish-zyrtar publik apo aktual. Mos harroni, politikat tona janë krijuar për t’u siguruar që njerëzit nuk janë duke nxitur dhunë, dhe nëse dikush e bën këtë, ne duhet t’i heqim ata nga shërbimi dhe politikat tona nuk lejojnë që njerëzit të kthehen”.

Tëitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e Presidentit Trump ne fillim të janarit 2021, për shkak një model të sjelljes që shkel rregullat e kompanisë.

Veprimi ishte ndëshkimi më i gjerë që çdo kompani e madhe e mediave sociale ka marrë ndonjëherë kundër Trump, i cili ka përdorur llogarinë e tij në Tëitter për të njoftuar politikën e Shtëpisë së Bardhë, për të sulmuar rivalët dhe për të përhapur gjerësisht dezinformimin.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re