Vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti u ndeshën mbrëmjen e djeshme me një situatë jo fort të zakonshme.

 

Ata po këndonin në një lokal në Korçë këngën popullore “Barbaro vasiliko”, teksa kishte kaluar vetëm një minutë nga ora policore.

 

Ndërsa akrepat e orës shënuan 11:01, patrulla e policisë shkoi për t’i ndërprerë.

 

Në videon e publikuar nga Stefi në llogarinë e tij të “Instagram” dëgjohet vëllai i tij, Endri i cili thotë: “O shefi vetëm një minutë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re