Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në rrugët e njësisë 7 me biznese dhe banorë të kryeqytetit. Gjatë ecjes në këmbë Basha është ndalur nga një grua e cila me një fjalor folkloric nuk i ka kursyer lavdet për kryedemokratin.

Lulzim Basha: Si je?

Zonja: Të pastë plaka ty! Kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve bir?

Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë.

Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.

Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë.

Zonja: O shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria.

Zonja: Të marsha nëna të ligat!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Zonja: Më ka vdekur burri në internim, bir. E kam rritur me gjak gocën.

Lulzim Basha: E di!

Zonja: Jetoj vetëm.

Lulzim Basha: e di, ditë të bardh s’keni parë.

Goca: Një njeri, me një pension është.

Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira.

Zonja: Ah shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë.

Goca: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.

Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe.

Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel.

Goca: Turp e faqja e zezë.

Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re