Një protestë po mbahet përpara kryeministrisë mbrëmjen e sotme kundër rritjes së çmimeve, ku qytetarët po shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Teksa një qytetar i binte thirrje qeverisë për të ulur çmimet dhe për të ofruar mirëqënie për njerëzit, nga turma dëgjoheshin thirrjet ‘Jep dorëheqjen’ dhe ‘Ore nuk i kemi votuar por na i kanë vjedhur votat’.

“Janë aty të sjellin mirëqenie jo të na cjedhin. Kam një thirrje për z.Kryeministrës (Jep dorëheqjen): Mbushi barkun me bukë njerëzve pastaj shtrëngoju rripin, se do të ngelin në dorë dhe më kë do udhëheqësh pastaj. Ju bëj një thirrje të gjithë ju, bashkohuni se e keqja ka zënë rrënjë. Reagoni!”, tha një qytetar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re