Oboti i bashkisë së Shkodrës prej tre javësh ndodhet nën ujë, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e banorëve, e sidomos në raste emergjente.

Burime për Abcnews bëjnë me dije se për shkak të përmbytjeve,  një fëmijë në moshën 2-vjeçare, në orët e mbrëmjes është është transportuar me varkë nga banesa në drejtim të ambulancës për ta nisur për në spitalin e Shkodrës, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Siç shihet në video fëmija është transmetuar me varkë deri tek ambulanca.

Ndërkohë në lidhje me rastin në fjalë,  Infermieri i zonës Vinçenc Gocaj në një intervistë për abcnews,  ka bërë me dije se gjendja shëndetësore ishte e rëndë dhe ishte i domosdoshëm transportimi i tij drejt spitalit.

“Gjendja e fëmijës është shumë e rëndë dhe u detyruam që në këtë situatë të udhëtojmë natën me varkë. Fëmija ka temperaturë të lartë, diarre dhe komplikacione tjera. Ne jemi të izoluar”, ka thënë ai.

Mësohet se për shkak të ujit, rruga është bërë e pakalueshme, dhe si pasojë banorët të cilët në këtë fshat lëvizin me varkë mes shiut dhe stuhisë në orët e vona të mbrëmjes duke rrezikuar edhe jetën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re