Skip to content

“OPEN BALKAN në interes të Rusisë”/ Berisha në Azerbajxhan: Shba aksioneri kryesor për sigurinë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi forumin në Azerbajxhan për të shprehur shqetësimin se Ballkani nuk ka arritur të ecë përpara në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë.

 

Sipas Berishës arsyet për këtë situatë janë plagët e pashëruara të konflikteve, krimi i organizuar dhe ndikimi rus. Në lidhje me rrezikun rus në rajon, kryetari i PD përmendi projektin e Ballkanit të Hapur, duke cituar edhe deklaratën e ministrit Lavrov në mbështetje të tij.

SALI BERISHAKRYETAR I PD“Rikujtoj këtu se të nesërmen e anullimit të vizitës së tij në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga vendet anëtare të NATO-s për avionin e tij Sergej Lavrov deklaroi se një nga qëllimet kryesore të vizitës së tij në Beograd ishte të mbështeste nismën Ballkani i Hapur pasi sipas tij, Brukseli kërkon Ballkanin e mbyllur.E vërteta është se Brukseli dmth Nisma e Berlinit i cili filloi vite më parë, nuk kërkon Ballkanin e mbyllur, por Ballkanin e hapur dhe tregun e përbashkët rajonal të 6 shteteve të barabarta të Ballkanit Perëndimor dhe është projekti i duhur për rajonin.”

 

Edhe pse Sali Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD theksoi se roli i SHBA është i pazëvendësueshëm në arritjen e një marrëveshje mes Kosovë e Serbisë.

“Një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë e bazuar në ligjin ndërkombëtar që duhet të garantojë njohjen reciproke të të dy vendeve, është e domosdoshme. Së treti, SHBA kanë qenë aksionerë kryesore në ndërprerjen e konflikteve në rajon, ndaj dhe mendoj se nje ndërmjetësim i përbashkët i Brukselit dhe Ëashingtonit është i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.”

 

Në Baku ndodhet edhe presidenti i republikës Ilir Meta, i cili gjatë qëndrimit atje ka takuar Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.Gjate bisedës dy krerët e shtetit vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të gazsjellësit TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit të Gazsjellësit Adriatiko-Jonian, që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë