Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar sërish lidhur me operacionin e SPAK-ut në Krujë, ku mes të arrestuarve janë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se i vjen mirë që po sheh rezultate të tjera nga SPAK.
“Është mirë të shohësh që SPAK jep më shumë rezultate. Reforma në drejtësi po ecën përpara – hap pas hapi”, shkruan Kim në mesazhin e saj.
Good to see SPAK delivering more results. Justice reform is moving forward – step by step. https://t.co/89nbVRlIgb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 11, 2021
