Operacionin me 37 të arrestuar nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare, gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si të fryrë politikisht për të shpërqendruar vëmendjen.

Hoxha tha se një pjesë e atyre personave që janë publikuar në listën e të arrestuarve janë dënuar më herët, ndërsa u shpreh se angazhimi i SPAK në këtë operacion nuk ishte i frytshëm.

“Ky operacion u shit politikisht. Ka folur SPAK , e ka mbështetur ambasada amerikane. Prokurorët që sot janë pjesë e SPAK e kanë bërë këtë punë pa pasur SPAK fare. Njëri nga ata personat që ishte te ajo lista sot më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se jam i dënuar. Emrat që përmendën ata sot, episodet. Episodi më i bujshëm kanë qenë dy persona me rulot.

Unë nisem nga ata që ne kërkojmë të godasë SPAK. SPAK është ngritur për gjëra të mëdha. Ajo që unë e mirëkuptoj ambasadën amerikane se do t’i japë zemër SPAK por ende nuk janë ato që duhen bërë. Zhurma ishte më e madhe se goditja.

Forcat speciale kur ndërhyjnë përdorin një granatë që të huton por nuk të vret. Këtë bënë këta sot. A janë këta më të rëndësishëm se Habilaj apo se ata që po bëjnë luftë. Jemi ende në hapin e parë”, tha Artan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re