Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin, Preng Gjoni, i cili është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 10 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Uniformat blu e kanë ndaluar të riun teksa ndodhej në një palestër në rrugën Jordan Misja në kryeqytet.
Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”.
Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin:
Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme.
…
/faxweb
