Erion Veliaj nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, nga ku komentoi protestat e dhunshme të opozitës.

“Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit. Ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje do të ndryshojnë taktikë. Por JO! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, zihu me policinë, digj goma”, tha Veliaj.
Veliaj hodhi akuza për protestuesit që po dhunojnë godinën e bashkisë e cila është një monument i mbrojtur nga shteti.

“Këta që sot na rrëmbejnë ditën e punës, rrëmbenin jetë njerëzish”, u shpreh kryebashkiaku.
Nga njësia numër 2 në kryeqytet, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës tha se është i qartë dallimi mes atyre që hedhin Molotov dhe socialistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re