U diskutua për moderimin e muzikës. Kërkojmë që të shtyhet në orën 12 të natës muzika dhe shtyrja e orës së punës deri në 2 të mëngjesit, akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Na kanë dhëna shpresa se shumë shpejt do të ndodhë. Ne e ndjejmë shumë të nevojshme sidomos këtë periudhë plot me turista. Duke parë që vendet e rajonit, Mali Zi, Kosova, Greqia, Turqia, ne kërkojmë që të mos na ikë ky fluks turistësh. Mos të detyrohemi t;i bëjmë ftesën turistëve mos ejani në Vlorë por shkoni në Prishtinë, sepse atje i keni të gjitha kushteve. Sot jemi thirrur nga shefi i Komisariatit për të diskutuar këtë çështje. Ramë dakord që të gjithë se nuk jemi për zhurmë por për të bërë biznes. Nuk ka vetëm turistë për restorante apo për të shijuar valët e detit siç tha Kryeministri. Ne jemi gati edhe për të vënë një sfond me valët e detit por vetëm të lejohemi të punojmë. Në orën 12 për ne është kafsha e orarit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re