Nu ndalen negociatat dhe konsultimet brenda radhëve të opozitës. Pas drekës së zhvilluar me amabasadorin gjerman Peter Zingraf, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thërrur në një takim aleatët.
Liderët dhe përfaqësues e opozitës së bashkuar, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Petrit Vasili sapo kanë shkuar në selinë e PD-së për të biseduar mbi mundësinë e ndonjë marrëveshje politike për reformën zgjedhore.
Siç dihet ndërkombëtarët po ushtrojnë presion që opozita të pranojnë draft marrëveshjen për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët janë treguar tejet aktivë dhe ditën e sotme, duke nxituar palët për të firmosur marrëveshjen politike.
