Skip to content

OSHEE: Këto zona të Tiranës do të mbeten nesër pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar qytetarët se të enjten në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave.

 

Energjia elektrike do të stakohet në këto zona: një pjesë e zonës së Lanabregasit, pjesërisht zona pranë Xhamisë së Tabakëve , rruga “Shyqyri Ishmi” dhe një pjesë e pallateve në Bulebardin “Bajram Curri”.

 

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakim, 2 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 2 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

09:00-15:00

Pjesërisht: Zona pranë Xhamisë së Tabakëve, rruga “Shyqyri Ishmi” dhe një pjesë e pallateve në Bulebardin “Bajram Curri”