Eurodeputeti gjerman, Joachim Kuhs, në një intervistë për emisionin “Quo Vadis”, shfaqet kundër vaksinave, të cilat i quan “eksperimenatale”.

 

Ai u shpreh se kur një vaksinë hidhet në treg, zakonisht ka një fazë prove prej 5-10 vjetësh, por në këtë rast, kjo fazë nuk është marrë aplikuar.

 

“Por ajo që kemi, janë disa shifra, të cilat të japin përshtypjen se, me të vërtetë, në lidhje me vaksinimin, kemi një vdekshmëri të lartë, shumë më të lartë, sesa ç’e kemi pasur deri  tani e në vaksinimet e mëparshme. Po, pikërisht, ashtu është. Është mënyra e përgjithshme e qasjes se si veprohet me të. Kur del një vaksinë në treg, zakonisht ka një fazë prove prej 5-10 vjetësh dhe në këtë rast as që e zunë fare në gojë, këtu vetëm në rast nevoje merret leje. Në këndvështrimin tim, ky është një problem shumë i madh, prandaj është një eksperiment mjekësor dhe një eksperiment i tillë nuk duhet të zbatohet kurrë në gjithë botën. Kjo është e palejueshme dhe në këtë pikë unë kam rezervat e mia, ndaj jam kundër gjithë këtyre vaksinave eksperimentale.”

 

Kuhs rendit më tej efektet anësore të vaksinës anticovid, ndërsa e konsideron një papërgjegjshmëri faktin që vaksinat aplikohen në këtë mënyrë.

 

“Flitet për gjëra të tjera, për efektet anësore që ka, sidomos në enët e gjakut,  për shifrën e lartë  të rasteve të trombozave, të sëmundjeve të muskujve të zemrës etj. Për këto shqetësohen shumë më tepër sesa për këto gjëra, por edhe ky është një problem dhe lindin rezerva edhe për të, por në publik kjo gjë fashitet fare. Po! Ç’është e vërteta,  më duket papërgjegjshmëri që veprohet kështu. Nuk mund të bësh një eksperiment dhe në të njëjtën kohë t’ua lësh gjithë përgjegjësinë pacientëve, kavjeve, si të thuash. Kjo është e papërgjegjshme dhe këtu unë ngre pyetjet më të mëdha dhe kjo është një pjesë e fjalës sime në Strasburg, më 16 shtator.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re