Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Duke folur për mediat, Kapisyzi tha se pacienti është shtruar në spital më 25 tetor ndërsa shtoi se ai iu nënshtrua gjithë ekzaminimeve sipas protokolleve të caktuara.

Sipas asaj që deklaroi Perlat Kapisyzi, nga të dhënat që kanë mjekët, Preng Gjonaj nuk paraqiti ndryshime, apo shenja psikologjike jo normale.

Megjithatë, edhe pse ky është rasti i tretë që tek “Shefqet Ndroqi” pacientët vëtë-hidhen, drejtori i këtij spitali nuk pati përgjigje rreth masave që mund të merren për të parandaluar këto ngjarje në vijim.

I pyetur nga gazetarët nëse do të vendosen kangjella apo masa të tjera sigurie, Kapisyzi tha thjesht që ky është momenti për të respektuar dhimbjen e familjarëve dhe atë të personelit mjekësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re