Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se seanca publike e caktuar për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër. Data tjetër nuk është përcaktuar ende.

“Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën  25.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje me datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj”, thuhet në njoftim. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re