Një kongresmen i zgjedhur nga Luiziana vdìq të martën në mbrëmje nga ndërlikimet e Covid-19 disa ditë para se të betohej në zyrë, njoftoi zëdhënësi i tij. Ai ishte 41 vjeç. Luke Letlow, i cili përfaqësonte republikanët, u zgjodh të përfaqësonte Rajonin e 5-të të Kongresit të Luizianës në një balotazh këtë muaj. Zëdhënësi i tij Andreë Bautsch, konfirmoi vdêkjen e Letlow në një postim në faqen e Facebook.

“Familja vlerëson lutjet e shumta dhe mbështetjen gjatë ditëve të kaluara, por kërkon privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë dhe të papritur,” tha Bautsch në një deklaratë. “Një deklaratë nga familja së bashku me të dhënat e várrimit do të shpallet në një kohë më vonë.” Letlow la pas gruan e tij Julia Barnhill Letlow dhe dy fëmijë të vegjël, tha Bautsch. Ai do të betohej si kongresmen në datën 3 Janar.

Guvernatori i Luizianës John Bel Edwards u bëri thirrje njerëzve që të luteshin për familjen e Letlow dhe ai do të urdhërojë që flamujt të valëviten në gjysmështizë në ditën e várrimit të tij.

Letlow njoftoi më 18 dhjetor se ai kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe postoi në Twitter disa ditë më vonë se po trajtohej në një spital. Të mërkurën, përfaqësuesi i tij tha se ai ishte transferuar në një spital tjetër, ku ishte i qëndrueshëm në njësinë e kujdesit intensiv. Por duket se komplikimet e orëve të fundit kanë bërë që ai të ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re