Skip to content

Pak ditë pas fitores historike, Albin Kurti zbarkon në Lezhë, mesazh pë zgjedhjet e 25 Prillit?!

Pak ditë pas fitores së zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti ka mbërritur në qytetin e Lezhës ku po zhvillon një takim për 557 vjetorin e Besëlidhjes së 2 marsit.

Albin Kurti është duke u shoqëruar në këtë takim nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosja në Lezhë, Iljaz Shehu, Shaip Kamberin dhe Nik Gjeloshaj. Kujtojmë se katër javë më parë kreu i Levizjes Vetëvendosja ka pritur në një takim tre kandidatët e LVV për zgjedhjen parlamentare të 25 Prllit në Shqipëri

Albin Kurti:

Duhet te ndjekim pishtarin qe eshte mbajtur pergjate historise nga brezi ne brez ne menyre qe populli shqiptare kudo qe eshte te faktorizohet te nxjerre perfaqesuesit e saj me te mire e me te devotshem dhe ne kete menyre krizen e shumefishte qe ka pllakosur ta zevendesoje me clirim me bashkim me zhvillim dhe perparim te gjithanshem. Sot ketu tek flamuri kombetare dhe tek beslidhja e lezhes i perulemi me nderim dhe zotohemi per angazhim te perjetshem heroit tone kombetare skenderbeut dhe te gjithe luftareve shqiptare ne te gjitha epokat e kombit tone.(R.G/Faxweb.al)

/faxweb