Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje angleze, ku vetëm pak ditë pasi e bija i kishte ndërruar jetë, një 34-vjeçare është sulmuar nga qeni i shtëpisë, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë!
Mediat e huaja raportojnë se Michelle Hempstead, 34 vjeç, u sulmua nga qeni i saj i cili ishte i një race e ndaluar në Southend, Essex.
Nëna e re u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte dhe humbi jetën një ditë më pas. Mjekët thanë se ajo u kafshua në pjesën e krahut të dorës së majtë dhe se i ishte prekur arteria kryesore dhe për pasojë ajo nuk mundi të mbijetojë.