Banorët e disa fshatrave të njësisë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër përballen me problematikën e ujit të pijshëm.

Sa herë ka reshje shiu, uji që vjen në banesat e tyre është i ndotur.

Për këtë, banorët ankohen duke kërkuar një zgjidhje. Ato thonë se i paguajnë rregullisht faturat e ujit, ndërkohë që uji nuk mund të përdoret.

Për këtë problematikë, banorët kanë paralajmëruar një protestë të mërkurën në ora 10:00, tek Ura e Mesit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re