Deputet i PD, Bujar Leskaj ka thënë se 60% e borxhit për të ish të përndjekurit politik nuk është shlyer.

Nga foltorja e Kuvendit, Leskaj tha se qeveria duhet të reduktojë shpenzimet e luksit për mobilim zyrash apo makina të reja.

“Për 12 vitet e ardhshme ky borxh që ja kemi për ish të përndjekurve kjo shumë do të dyfishohet. Thirrini ndërgjegjes tuaj si deputet larg fjalës politike. Ne kemi të bëjmë me detyrim ligjor dhe kushtetues që ka zanafillën tek parlamenti i parë pluralist, në shtator 1991. Parlamenti i asaj kohe i jepte pafajësi gjithë atyre të dënuarve për arsye politike të komunizmit. Ata i rezistuan diktaturës dhe ne krenohemi për ata. Vlen të theksoj që 60% e borxhit për të ish-përndjekurit nuk është shlyer. Ku do gjendet shuma për 9 miliardë lekë? Me 3 miliardë lekë ju mund ti shkurtoni për mobilim zyrash apo makinash luksi. Jemi në një kohë krize dhe duhen të reduktohen shpenzimet për të shlyer 60% të borxhit”, tha Leskaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re