Skip to content

PAMJE/ Çfarë po ndodh në kryeministri? Dera hyrëse e ndërtesës mbulohet me pllaka metalike

Në prag të protestës së njoftuar ditën e nesërme, njëkohësisht po ndërmerren masa për të mbyllur dyert e kryeministrisë me pllaka metalike. Siç duket ka informacione se protestuesit mund të zhvendosen nga selia e PD drejt ndërtesës së kryeministrisë.

Në pamjet që Fax News ka siguruar shihen qartë disa persona të cilët po kryejnë mbylljen e dyerve të ndërtesës. Nuk mund të ketë as hyrje të punonjësve të administratës.

Ndërkohë selia e PD është “kapluar” nga një qetësi totale. Pritet të shihet çfarë do të ndodhë nesër në orën 12:00 kur simpatizantët demorkatë të mblidhen në protestë para selisë së PD.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb