Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet përballë ambasadës italiane. Si pasojë e përplasjes së  një automjet tip Skoda me BMW-në, kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri në gjendje më të rëndë.

Nga pamjet e siguruara nga FaxNews duket se përplasja e dy automjeteve në Tiranë ka qenë tepër e fortë, sa njëri prej automjeteve ka çarë gardhin e ambasadës dhe pothuajse ka hyrë në sportelin e ambasadës. Sipas raportimeve paraprake shoferi i mjetit tip “Skoda” gjendet ende brenda në makinë gjendje të rëndë në pritje të ndihmës së parë mjekësore.

Ndërkohë personi i cili udhëtonte me mjetin tip BMW është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re