Po qëndronte në shtëpinë e tij duke studiuar pemën gjenealogjike të familjes, kur merr një telefonatë. 80 vjeçari Andre njoftohet nga një mik i tij se një grua kishte kërkuar ndihmë në faqen e komunitetit të tyre. Kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj për shkak të stuhisë së dëborës e qëndronte aty prej thuajse gjysëm dite, me frikën se makina do t’i fikej ose një tjetër automjet do ta godiste.

Siç shpjegonte ajo, jashtë nuk dukej kurrfarë gjëje. 80 vjeçari sheh se gruaja kishte postuar në faqen e komunitetit (në rrjetin social facebook) një foto të një tebele rruge. Andre vendos të dalë për të ndihmuar edhe pse e shoqja i kishte thënë se ishte shumë e rrezikshme në ato kushte aq të rënduara të motit.

Andre shkoi tek traktori i tij, por kur pa që s’mund ta ndizte, vendosi të shkojë në këmbë. 80 vjeçari ecën në mesin e stuhisë për disa minuta derisa arriti ta gjejë gruan, nënë e dy fëmijëve. Rrugës për atje, ai pa edhe tre makina të tjerë, ku ishin 6 persona në total… edhe ata kishin mbetur të bllokuar, të humbur.

80 vjeçari fillimisht ndihmon gruan, e cila ishte më larg. E drejton në këmbë, në mes të stuhisë, deri tek shtëpia e tij. Më tutje shkon e ndihmon pasagjerët në tre makinat e tjera, në total 7 vetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re