Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku u gjet i pajetë trupi i 32 vjeçarit Endri Mustafa. Pranë trupit të viktimës është gjetur arma e tipi “Berreta” që mendohet se është përdorur për ekzekutimin e 32 vjeçarit.
Arma e gjetur nuk dihet me siguri nëse është e autorëve apo e viktimës, por po kryhen ekspertizat duke marrë shenjat e gishtave.
Mustafa njihet si person me precedent penal pasi ka qenë i akuzuar për një plagosje, më pas për grabitje e arsenal armësh bashkë me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali që u ekzekutuan në 2019 si dhe me një grup fajdesh skema e së cilës u çmontua gjatë operacionit ‘’Maranaj’’ në 2019-2020.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb