Fshati Peshtan i Vogël 3 kilometra nga Fieri nuk njeh asnjë investim prej vitesh.

Banorët ankohen për mungesën e qendrës sheëndetsore të lenë në harresë, pa drita, ujë e tualet, e gjitha në lagështireë e pa rikonstruksion.

Siç shihet dhe nga pamjet e Fax News, qendra shëndetësore që është në shërbim të banorëve, është lënë në rrënim të plotë. Për shkak të kushteve që ka qendra shëndetësore, infermierja e fshatit detyrohet që të shkojë në çdo banesë për kryerjen e gjilpërave apo shërbimeve të tjera ndaj banorëve.

Ndërkohë që fshati Peshtan i Vogël është dhe pa shkollë, dhe fëmijët detyrohet që të çohen çdo ditë në qytet.

Infermierja Sude Fejzulla thotë se e ka denoncuar vazhdimisht gjendjen e qendrës shëndetësore, por nuk ka marrë përgjigje nga pushteti vendor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re