Një ish-pilot është bërë i famshëm në rrjetet sociale, falë një postimi që u bë viral ku krahasonte uniformat e tij të punës, para dhe pas pandemisë së Covid 19.

Patrick Pawelczak u bë i famshëm pasi ndau historinë e tij në rrjetin Linkedin, ku ka arritur më shumë se 15 milionë shikime brenda një dite. Postimi kishte të bëntë me historinë e tij sesi e përshkruante punën, ku 12 muaj më parë ishte “ ankuar se punonte më shumë se 700 orë gjatë një viti”, dhe tashmë e kishte humbur pozicionin që kishte.

Pawelczak kishte punuar për kompaninë ajrore sllovake Go2Sky, derisa pandemia e kishte detyruar atë të mbyllej, dhe tashmë ai i ishte drejtuar sektorit të ndërtimit.

“Unë doja të ndaja përvojën time për të punuar në ndërtim dhe duke treguar që të gjithë jemi duke vazhduar, pavarësisht se nuk jemi në gjendje të fluturojmë”, i tha ai AeroTime.

Ai është shprehur se edhe pse nuk kishte dijeni sesi do ishte e ardhmja, ka thënë se është i lumtur që tani është me familjen e tij dhe sheh sesi vajza e tij rritet.

Pandemia e mbylli punën e tij, dhe i pashpresë se çfarë do bëhej me të, vendosi që nga pilot të kalonte në ndërtim, edhe pse ai nuk e kishte bërë asnjëherë më parë.

“Unë do të vazhdoj të bëj gjithcka që duhet të bëj derisa të filloj të fluturoj përsëri dhe mezi e pres atë ditë,” shkroi ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re