1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës e vendosur që prej vitit 1988.

 

Kjo ditë është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje dhe per të rritur ndërgjegjësimin për kapjen në kohë të sëmundjes.

 

Por si paraqitet situata aktualisht në vendin tonë?

 

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “7 pa pesë” Olimbi Hoxhaj drejtuese e shoqatës së personave me HIV-AIDS, tregon se pandemia e ka përkeqësuar situatën.

 

Viti 2021 ka shënuar një rritje të rasteve me 10 persona më shumë se një vit më parë. Në 2020 janë diagnostikuar 81 persona dhe këtë vit shifrat arrijnë në 91.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re