Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bëjë një vizitë në Athinë pak para se të largohet nga pushteti përgjithmonë. Vizita e Merkel vjen me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Merkel, e cila ishte në Turqi gjatë fundjavës, do të zhvillojë disa vizita në vendet me të cilat mandati i saj është lidhur.

Data e vizitës së kancelares gjermane në Athinë nuk dihet ende, por është caktuar për në fund të tetorit. Njoftimet zyrtare do të bëhen në ditët në vijim pasi vizita do të planifikohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re