Afrim Krasniqi, një personazh që shfaqet si studiues politik, është mërzitur pse, pasi në përgjimet për Ndraghetën ka dalë edhe emri i Pier Ferdinando Casinit, disa media kanë sjellë në vëmendje se ky personazh është dekoruar nga Ilir Meta dhe është pritur në zyrë nga Lulzim Basha.
Rasti është përmendur për të treguar hipokrizinë e opozitës, që nga njëra anë akuzon Ramën e Veliajn se janë të lidhur me Ndraghetën, duke iu referuar përgjimeve të fundit, nga ana tjetër vetë janë takuar me një prej të përmendurve në këto përgjime.
Pra, askush nuk ka akuzuar Casinin, si mafioz.
Por me sa duket Krasniqi në këtë rast bën shejtan-budallain dhe sulmon mediat që kanë publikuar lajmin.
“Meqenëse në Tiranën e korruptuar politike është bërë zakon që për hir të luftës ditore politike baltoset kushdo, dhe sot e kishte radhën politikani i njohur italian Pier Ferdinando Casini, po publikoj nga arkiva personale një foto me të.
Janë të rrallë politikanët përtej detit që kanë bërë më shumë për Shqipërinë sesa ai.
Ambasadori italian kishte të drejtë sot në reagimin e ashpër dhe irritimin ndaj mënyrës sesi sillet politika/media orientale/militante shqiptare”, shkruan Krasniqi, që dikur ka punuar edhe si zëdhënës presidenti.
Ndoshta e ka me qejf të rikthehet edhe njëherë në këtë pozicion, por vështirë se ia lëshon vendin Blushi i Metës./ tema
