Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi tensionet që po ndodhin në afërsi të selisë së PD-së, kur na ndan dhe një orë nga nisja zyrtare e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Për këtë të fundit, Alibeaj thotë se do gjak, duke mos mohuar kështu dhe paralajmërimin se ndaj tij është përgatitur një atentat.
Reagim i nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj
Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!
Pak momente më parë jashtë mureve të PD-së u shënuan përplasje mes mbështetësve të Berishës, dhe Roland Bejkos. Ky i fundit mbeti jashtë derës së kyçur të PD-së, duke shërbyer si ‘mish për top’ për militantët, të cilët e përcollën deri në rrugën kryesore.
Vetë Basha dhe anëtarët e tjerë të kryesisë ndodhen në ambientet e brendshme të PD-së, së bashku me kryetarët e degëve.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
