Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka paralajmëruar se në regjimin 41 bis, do të futen edhe të dënuar të tjerë.

Në një trajnim me OSBE, mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar në lidhje me krimin e organizuar të vendosur në këtë regjim.

 

Sipas tij, agjencitë ligjzbatuese po vlerësojnë rrezikshmërinë e disa të dënuarve të tjera. Kujtojmë se aktualisht në regjimin 41 bis, janë izoluar 8 të dënuar: Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko