Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është konfliktuar me punonjësin e centralit të ujit në Gjirokastër. Pas arrestimit, në banesën e 55-vjeçari është gjetur një armë zjarri e llojit pushkë dhe disa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Posedonte armë zjarri, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”, është konfliktuar me punonjësin e centralit, për furnizimin e centralit me ujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Kaparjel po ndodhte një konflikt, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe fishekët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re