Sipas MeteoAlb orët e para të mëngjesit paraqiten me vranësira të shpeshta dhe shira të papërfillshëm në zonat verilindore dhe skajin Juglindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga Republika e Shqipërisë duke ri-kthyer motin e kthjellët. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 6°C deri në 26°C. Era do fryjë e fortë gjatë paradites por intensiteti bie pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Mëngjesi mbetet në ndikiminim e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta dhe shirat afatshkurtër do të jenë dominues në republikën e Kosovës.

Por gjatë paradites moti do të përmirësohet fillimisht në zonat perëndimore dhe gjatë mesditës do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Maqedonia e Veriut

Zonat veriore të MV do të paraqiten gjatë orëve të mëngjesit me vranësira dhe shira të izoluar, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Mesdita dhe pasditja përmirësojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të përfshihet nga kushtet e motit të qëndrueshëm , ku kthjellimet do jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të tij. Konkretisht me diell Paraqiten Europa Veriore, qendrore dhe rajoni i Mesdheut. Ndërsa  vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër do kenë Ishujt Britanikë, Brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re